“Monumenti i Skënderbeut, më i madhi në Itali, 6 metra i lartë” – Flet arbëreshi
Sot më 6 maj përkujtohet përvjetori i lindjes së Skënderbeut. “Skënderbeu, heroi jonë” është një event historik që u organizua 2 ditë më parë nga komuna arbëreshe e San Basile ose Shen Vasili.
Në këtë qytezë arbëreshe u bë edhe inaugurimi i monumentit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e artistit të mirënjohur shqiptar Ardia Pepa. Monumenti në bronz, është punuar tërësisht në Shqipëri nga artisti dhe është një ndër veprat më origjinale të figurës së Skënderbeut.
Franco Calima Murani, arbëresh në Itali dhe sipërmarrës tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ai është monumenti më i madh në Itali i heroit kombëtar.
“Statuja që kemi vendosur në Shën Vasil është më e madhja në Itali, 6 metra e lartë, organizmi ishte shumë i mirë, çdo gjë shkoi mirë, jemi shumë të kënaqur. Ishte një festë e madhe, 2 mijë persona në një fshat të vogël, kemi mbushur gjithë sheshin, kemi pasur kryetarë bashkish, ministra, presidentin e Shqipërisë, jemi të kënaqur”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë