Rama: Çdo anëtar i familjes së PS që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë

7 Maj 2024 | 10:48

Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e së martës grupin parlamentar socialist, ku i pranishëm ishte edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Në fjalën e tij të gjatë Rama ritheksoi disa herë faktin se PS është e vetmja forcë që arriti të pavarësonte drejtësinë nga pushteti, duke lënë në duart e drejtësisë edhe njerëz që mund të kenë qenë ose janë të lidhur me pushtetin.

Rama u tregua i ashpër dhe i drejtpërdrejtë teksa theksoi se asnjë i zgjedhur i PS që ka tradhtuar besimin e atyre që e votuan nuk ka vend në parti dhe se çdo anëtarë i familjes së PS që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë.

“Jemi të vetmit që mund ta ngremë flamurin e Skënderbeut në BE, jemi të vetmit që mund ta bëjmë, për ta çuar Shqipërinë drejt majës, ku e meriton. Por tek kjo ‘ne’, s’ka dot dhe s’ka për të pasur sa të jem unë në krye, një ‘ne’ të njëjtë si kur bëjmë detyrat që na kanë dhënë shqiptarët me një që tradhton ata që na kanë votuar duke flirtuar me korrupsionin. Kush tradhton besimin e atyre që na kanë dhënë privilegjin për të drejtuar vendin, nuk është as i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne, ashtu sikundër është i zgjedhur në krye të një bashkie, nëse fut duart në arkën e shtetit nuk është ne dhe nuk ka çfarë kërkon nga ne veç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj partie që bën korrupsion është vetëm një tradhtar i dyfishtë, kur qëllon që një i tillë kapet nga drejtësia lajmi është shumë i mirë se kemi një parazit më pak”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026