Gjendet trupi i djalit 3-vjeçar të mbytur në tragjedinë në Bunë
Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 3-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë.
Trupi është gjetur përgjatë deltës së Bunës në afërsi të fshatit Oblik.
Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familje të moshës 9-vjeçare, të mbytur në ujërat e lumit Buna.
Polumbarët e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë nisën kërkimet përgjatë shtratit të lumit, pas dyshimeve se 39-vjeçarja u hodh bashkë me fëmijët e saj në lumë.
Ditën e djeshme u gjet dhe vajza 8-vjeçare, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të ëmën.
Ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares ai që ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj, një ditë pas ngjarjes.
Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.
Po ashtu, motra e 39-vjeçares ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj të zhdukurës Alma Arrazi, e cila është me origjinë nga Lezha.
Sipas hetimeve, gjithashtu dyshohet se 31 vjeçari ka pastur një lidhje jashtëmartesore dhe ky lajm është marrë vesh nga 39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur në lumin Buna.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq