Debat publik për menaxhimin e Bylisit
Diskutimet për hartimin e planit të Menaxhimit të parkut arkeologjik Bylis-Klos u shoqëruan me debate edhe në konsultimin e dytë publik që u mbajt në Tiranë.
Projekti, i cili synon restaurimin dhe zhvillimin e një infrastrukture modern hasi kundërshtime nga përfaqësues të institutit të arkeologjisë dhe grupeve të interesit, duke krijuar debate për mungesë transparence financiare në hartimin e këtij plani por edhe për tjetërsimin e planit të menaxhimit nga ai që ishte hartuar më herët.
Edhe Bylisi duket se po shkonte drejt të njëjtit fat si Butrinti, duke ngritur dyshime se ky sit mund të jepej me koncesion dhe t’i kalonte për menaxhim Fondit Amerikan të Zhvillimit.
Por këto zëra u hodhën poshtë nga zëvendës ministri Sokol Duma.
Plani i menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, shihet si një projekt që do të sjellë jo vetëm ruajtjen e parkut, ruajtjen e objekteve arkeologjike, zhvillimin ekonomik të zonës dhe rritjen e numrit të vizitorëve përmes ngritjes së një muzeu arkeologjik dhe një qendre multifunksionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)