Policia operacion në Gjirokastër për shtëpi bari dhe kriptomonedha, shoqërohen 4
Policia lokale në Qarkun Gjirokastër po ushtron kontrolle antikrim për ekzistencën e mjediseve të kultivimit të kanabisit me llamba si dhe prodhimin e kriptomonedhave.
Së fundi gjatë një operacioni policor janë konstatuar dy mjedise të dyshuara për kultivimin e kanabisit me llamba. Në dy mjediset e përshtatura si shtëpi bari policia zbuloi edhe 230 rrënjë kanabis. Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një sasi kriptomonedhash.
Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme. Në lidhje me këto raste policia lokale ka shoqëruar katër persona dhe po vazhdon intensivisht hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut