Sllovaki, kërcënime me bomba në shkolla dhe institucione të tjera

7 Maj 2024 | 22:57

Policia në Sllovaki po përpiqet të gjejë se kush i ka dërguar më shumë se 1000 kërcënime me bomba në shkolla dhe institucione të tjera të martën.

Ekipet policore me qen nuhatës dhe ekspertët për asgjësimin e bombave, janë thirrur vazhdimisht brenda shtetit, raporton BBC. Alarmet kanë shkaktuar evakuime masive. Zyrtarët kanë thënë se janë duke i trajtuar kërcënimet “si një krim i rëndë i sulmit terrorist”.

Emailet nga dërguesit anonimë kanë nisur në ora 05:00 të ditës së martë, duke pretenduar se eksplozivët janë vendosur në qindra shkolla, në tetë rajone të shtetit.  Numri i kërcënimeve të konfirmuara është rritur vazhdimisht.

Zyrtarët nuk kanë specifikuar se çka thuhej në kërcënime. Por sipas raporteve të TV-ve sllovake, ato ishin shkruar në sllovakisht, dhe ishin dërguar nga një email adresë ruse, dhe kishin për cak, atë që autorët e kishin përshkruar si, armiket e Islamit.

Mësimet në shkolla u pezulluan pasi ekipet e specializuara hetuan alarmet.  Shumica dërrmuese e ekipeve u dërguan në shkolla, por policia kombëtare e Sllovakisë njoftoi në mediat sociale se të paktën 110 banka dhe 40 dyqane morën gjithashtu kërcënimet për bomba.

Autoritetet kanë thënë se kërcënimet kishin shkaktuar stres psikologjik në të gjithë vendin, duke shtuar se ndërprerja e shërbimeve arsimore mund të kishte “pasoja të gjera”.

Kjo vjen pasi emaile të ngjashme thuhet se u dërguan në më shumë se 120 shkolla në rajonin e Bratislavës javën e kaluar, sipas policisë. Nëse kapet, autori dënohet me burgim të përjetshëm.

Incidentet vijnë në një kohë të tensioneve të rritura për luftën në Ukrainën fqinje.  Në prill, lideri populist-nacionalist i sapozgjedhur i Sllovakisë, Robert Fico, u zotua të mos dërgojë “një rund tjetër municioni” në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026