Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar, Teli: Ja si do ndahet pasuria

8 Maj 2024 | 15:28

Erion Teli ish-shefi i marrëdhënieve me publikun në oborrin mbretëror ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se ndarja e çiftit mbretëror ishte goxha traumatike për princin dhe për njerëzit e afërt të tij.

Ai ka dhëna disa detaje lidhur me vendimin e marrë nga gjykata, ai tha se princi do e takoj vajzën e tij Geraldina jo më pak se dy herë në javë dhe do mbuloj çdo shpenzim të sajin. Gjithashtu ai tha se aktorja Elia Zaharia do mund të jetojë me princeshën Geraldinë në një apartament në qendër të Tiranës, për sa kohë që ajo do të jetë beqare.

Në momentin që aktorja mund të krijojë një lidhje ajo do duhet të largohet nga apartamenti në pronësi të princeshës së vogël Geraldinë.

“Ka një marrëveshje mes princit Leka, mes lartësisë së tij Leka 2 dhe zonjës Zaharia, ajo do të jetojë në një apartament në qendër të Tiranës pas Hotel Dajtit, një apartament prej 300 metra katror. Këtë apartament princi e ka lënë në emër të vajzës së tij princeshës Geraldinë, por mund të shfrytëzohet nga zonjusha Zaharia, me një kusht të vetëm , që zonja Zaharia mund ta shfrytëzojë, për sa kohë të jetë e palidhur, e pamartuar. Në momentin që ajo do të vendosë të ketë një lidhje, ajo duhet të lërë apartamentin.

Princi Leka ka lejuar që deri më tani zonjusha Zaharia bashkë me vajzën princesha Geraldina të jetojnë në pallatin mbretëror deri sa apartamenti të jetë gati, më pas princi do të kthehet në pallat ndërsa vajza dhe zonjusha Zaharia do jetojnë në apartament.

Përveç kësaj princi ka marrë angazhimin që të japë një pagesë mujore për vajzën, do mbulojë të gjitha shpenzimet si të shkollimit si të jetesës së princeshës. Është një pagesë që e kalon 1000 euro në muaj, është princi që e ka vendosur të japë më shumë para e të mbulojë çdo shpenzim tjetër,-tha Erion Teli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026