Të miturit të përfshirë në krime, 613 të akuzuar për vjedhje dhe 4 për vrasje

8 Maj 2024 | 16:27

Gjatë vitit të kaluar 891 të mitur u proceduan penalisht për krime. Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania shumica e të miturve akuzohen për vjedhje dhe vepra të lehta penale.

Numri i të miturve që kryejnë vepra penale është rritur ndjeshëm e sidomos vitet e fundit. Në krye të listës qëndrojnë vjedhjet pasuar nga autorë te dyshuar për vrasje

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin që lamë pas rezultojnë se janë regjistruar 891 procedime penale, ku përfshihen të mitur në konflikt me ligjin me rritje 8.53% të numrit të procedimeve, krahasuar me vitin 2022. 

Një fenomen shqetësues, ku deri më tani sipas të dhënave, 251 të mitur po kryejnë dënimin në shërbimin e provës. Të akuzuar për përdorim të lëndëve narkotike, shantazhe, drejtim automjeti pa leje e deri tek plagosje dhe vrasje.

Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, rezulton se të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale janë: Për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, janë 4 të mitur të dyshuar si autorë (1 i mitur nën 14 vjeç dhe 3 të mitur të moshës 14-18 vjeç).

Ndërsa për veprën penale të vjedhjes, janë 613 të mitur të dyshuar si autorë (113 të mitur nën moshën 14 vjeç dhe 500 të mitur të moshës 15-18 vjeç).

Sa i takon  veprave  penale të vrasjes dhe vrasjes së mbetur në tentativë nuk ka të mitur të dyshuar si autorë.

Shumica prej tyre arrijnë të shmangin dënimin me burg, duke marrë masë alternative shërbimin e provës. Një gjë e tillë u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegrohen dhe rehabilitohen më shpejt me jetën në komunitet.

Sipas të dhënave në vitin 2023, nga drejtoria e burgjeve, në burgun e Kavajës, ishin 18 të mitur që vuajnë dënimet, për veprat e kryera. Ndërkohë nga amnistia përfituan 11 të mitur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026