Vendimi i LDK-së për Vjosa Osmanin, çështje morali apo pragmatizmi? Debat mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut
Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, vendim ky i bërë publik nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas analistit Baton Haxhiu, ky vendim i sotëm e bën “Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së kurse Lumir Abdixhikun ushtrues detyre”. Në këndvështrimin e tij Abdixhiku po “përkëdhel” Osmanin pas gjithë atyre që i ka bërë LDK-së.
“Nga aspekti i parë duket vendim politik shumë i gabuar por nga aspekti pragmatik nuk them se është i gabuar. Ndonjëherë krenari ose dinjiteti i tepruar nuk është privilegj, përkundrazi kthehet në boomerang. Sot Lumir Abdixhiku as ka qenë krenar si kryetar i LDK-së, as dinjitoz, as politikan por nëse prekim të ardhmen atëherë, Lumir Abdixhiku ka bërë prekjen më interesante,” – u shpreh Haxhiu.
Ndërkaq analisti Andi Bushati nuk e mbështeti ironinë e Baton Haxhiut kur tha se se Abdixhiku ishte një “zëdhënës” i Vjosa Osmanit. Sipas tij vendimi i LDK-së për të qëndruar në sallë kur të bëhet zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente është një vendim i vështirë i nisur nga morali dhe pragmatizmi.
Sipas Bushatit, zgjedhja që ndërmori Abdixhiku ishte ajo e një njeriu që do të fillojë krijimin e lidershipit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës