Çelet sezoni turistik në Pustec, dyfish rezervimet në raport me vitin e kaluar

8 Maj 2024 | 16:55

Është çelur sezoni turistik në Pustec, sezon ky i cili duket se ka nisur me “këmbë të parë”.

Operatorët turistikë bëjnë me dije se këtë vit ka patur 30% më shumë turistë në krahasim me një vit më parë, e po ashtu edhe rezervimet për këtë sezon turistik janë dyfish krahasuar me vitin e kaluar.

“Kanë filluar rezervimet si për hotel por edhe për restorant. Me pare ka patur me pak por fundjavat tani janë plot, duhet të rexervosh me pare. Gjatë javë kemi fluks. Jemi të kënaqur. Një vizitor ne Pustec vjen për bukuritë që i ka falur Zoti, për shijet që ofron kjo zonë, gatimet e peshkut, të mishit, mendoj që ja vlen te vizitohet. Me shume ka turistë nga Tirana, Korça, Maqedonia, ka grek, por edhe belg edhe gjermane”, tha një i ri i intervistuar.

“Turistët vendas e të huaj pëlqejnë gatimet tradicionale, e preferojnë. Tradita e zonës është tava e peshkut, është e famshme, krapi i skuqur, të thatin me oriz, kemi cironkat, mrenë, mishrat. Unë kam 3 vite në këtë biznes, shumë i kënaqur, kam 30% me tepër se një vit më parë”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolfeksi, bëri me dije se zona e minoritetit maqedonas që jeton buzë liqenit të Prespës është e kërkuar nga turistët e huaj edhe për gatimet tradicionale ndërsa është shprehur se institucioni që ai drejton ka gati projekti për vendqëndrimin e turistëve me rulota por edhe plazhin publik.

“Është e veçantë, është pjesë e kulturës shqiptare, ka ca tradita që bëjnë minoritetin, zakone që japin vlerë. Ne kemi valle, këngë karakteristike, gatimet e peshkut, kulturën e gjërat që njerëzit i ruajnë deri diku.

Ne kemi projekte konkrete që të ofrojmë turistëve që do qëndrojnë me rulota, jemi duke menduar, do ndajmë një vend i cili do shërbejë për turistët e huaj me rulota”, tha Pali Kolefski, kryetar i Bashkisë Pustec.

Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra, 5 prej të cilëve lagen nga liqeni i Prespës. Kjo bashki ka 7 restorante, 4 hotele e 13 shtëpi pritëse me kapacitet akomodimi 132 vende.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026