“Makinat e para viteve ‘90”, ekspozitë me grafika të shtypura nga Arben Kolici

8 Maj 2024 | 17:09

Udhëtim në kohë dhe përjetime të forta emocionale ka ngjallur ekspozita e piktorit dhe artistit fierak Arben Kolici. Janë 43 kuadro ku paraqiten një pjesë e madhe e modeleve të automjeteve që qarkullonin vite me parë në Shqipëri , para viteve 90′.

I nisur nga një motiv personal për të kujtuar babain e tij, Arbeni bën një udhëtim të bukur në kohë duke sjellë njëkohësisht në kujtesë edhe rëndësinë qe mjetet e transportit kishin në atë kohë pasi edhe numri i tyre ishte i kufizuar.

“Qëllimi primar i kësaj ekspozite ishte memoria qe unë kam me babanë tim. Që i vogël hipja në ato mjete qe ai ngiste, vizatimi i atyre mjeteve. Duke kaluar shumë kohë, fakti që studiova për art doja që këtë vit t’ja dedikoja me një teknikë siç është grafika e shtypur, gjithë mjetet që kanë qarkulluar në rrugët tona. Duke mos ditur sakte mjetet që ka ngarë babai im mendova të beja gjithë ato mjete që importonte Shqipëria. Duke bërë në kete mënyrë jo vetëm një homazh babait tim, por gjithë shoferëve që kanë punuar në kushte të vështira, por edhe plot pasion me këto mjete,-tha Arben Kolici, autor i ekspozitës këmishë e bardhë.

Ekspozita ka ngjallur interesin e miqve, artistëve dhe qytetarëve fierak, të cilët janë rikthyer në kohë me emocionet personale të përjetuara gjatë asaj periudhe. Ndërkohë nga ana tjetër përcjellja e imazhit me vërtetësi dhe dashuri nga ana e autorit u ka dhënë punimeve një ngarkesë emocionale që përcillet edhe tek publiku.

“Motivi është i qartë i dedikohet të atit dhe me këto makina ne kemi patur dhe i kemi parë prandaj ndihemi pjesëtarë të kësaj ekspozite. Dua të vë në dukje faktin së këto janë grafika të punuara me dashuri siç janë në natyrë duke i përcjellë ashtu si janë duke përcjellë vërtetësi dhe origjinë”,- tha piktori Dhimitraq Robo.

Ekspozita e çelur në galerinë e arteve “Vilson Kilica” ne qytetin e Fierit do të qëndroje e hapur për disa ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026