Presidentja Osmani takim me George W. Bush: Avokat i Pavarësisë së Kosovës!

8 Maj 2024 | 19:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme me ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku e ka cilësuar Bush si një avokatë të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani ka thënë gjithashtu se Bush paralajmëroi Pavarësinë e Kosovës në vitin 2007 në Tiranë, përmes një fraze që sipas saj do të mbetet gjatë në histori: ‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George Ë. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.

Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026