Osmani: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

7 Maj 2024 | 14:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.

Osmani ka shkruar në Facebook se në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëherësh themelues i MCC-së ka folur për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, ku ka rikonfirmuar rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi  duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së ku do të merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, me ftesë të Qeverisë amerikane, përkatësisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC. Ajo gjatë këtij samiti do të mbajë fjalim, si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane. Osmani do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetërorë të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026