Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Uroj që Kosova të futet në KiE

1 Maj 2024 | 20:20

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonia Biserko u shpreh se Beogradi u përpoq ta shtynte votimin sa më shumë të ishte e mundur, duke përdorur lobimin e tij kundër anëtarësimit të Kosovës.

Në  një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ajo uron që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.

Mes tjerash ajo theksoi se asociacioni i komunave serbe nuk mund të ngrihet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, ndaj plani i Beogradit do të vonojë proceset në mënyrë që e gjithë çështja të paraqitet sikur serbët e Kosovës vuajnë nga regjimi i Kurtit.

“Bakojanis luajti një rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian. Beogradi u përpoq ta shtynte votimin sa më shumë të ishte e mundur, duke përdorur lobimin e tij kundër anëtarësimit të Kosovës. Shpresoj që tani Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, gjë që do ishte pozitive për Komunitetin serb në Kosovë pasi mund të adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre, përfshirë pretendimet që kanë ndaj qeverisë së Kosovës.

Beogradi ka hequr dorë nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës, duke  udhëzuar serbët që të mos marrin pjesë në procese të ndryshme siç është ai i censusit. Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ngrihet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, ndaj plani i Beogradit do të vonojë proceset dhe të pretendojë të deklarojë se serbët e Kosovës të vuajnë nga regjimi i Kurtit. Shtrohet pyetja nëse ndërkombëtarët do ta tolerojnë më tej  sjelljen e Beogradit dhe kjo mbetet për tu parë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026