Skënderbeu “merr frymë” lirshëm pas barazimit me Laçin, mban vendin e katërt

8 Maj 2024 | 20:19

Në një ndeshje shumë të luftuar, ekipi i Gvozdenoviç dukej se po rrezikonte edhe kalimin në “Play out” pasi Laçi i shënoi gol me anë të Melos. Por në minutat e fundit të sfidës, Qato shkaktoi penallti me një prekje topi me dorë dhe Rashica nuk gaboi, duke i dhënë barazimin ekipit të tij.

Me këtë rezultat, Skënderbeu mban vendin e katërt, ndërsa Laçi është zyrtarisht në play-out për mbijetesën.

Ndeshja e radhës dhe e fundit për korçarët do të jetë përballë shkodranëve, me këta të fundit të cilët “leverdinë” e kanë në qoftë se Skënderbeu do të jetë në “Top Four”, pasi kështu, do të ishte e sigurt matematikisht pjesëmarrja në Europë. Me çdo skuadër tjetër të pranishme në katërshe, kualifikimi në Europë do të ishte në pikëpyetje të paktën deri pas finales së Kupës ku vendin në Ligën e Konferencës mund ta marrë Kukësi.

Por nëse Skënderbeu shkon në katërshe, atëherë Egnatia, Partizani dhe Vllaznia janë automatikisht të sigurt për praninë në Ligën e Konferencës, meqë skuadra korçare vazhdon të jetë e dënuar nga UEFA dhe sido që të paraqitet në ”Final Four” , nuk luan dot në kompeticione europiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026