Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim 28-vjeçari, informacionet e para
9 Maj 2024 |
09:55
Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shëngjin, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake i riu ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej dhe ka rënë nga kati i 9-të i pallatit.
Ndërkohë ende nuk diihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”- njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu