Yuri Kim në Elbasan, Balla: Vlerësoj mesazhin për blerjen e votës, ligji do të godasë LSI-në
Taulant Balla tha në emisionin “Ilva Now” se vlerëson mesazhin e ambasadores Yuri Kim në Elbasan për fenomenin e blerjes së votës, duke theksuar se në zgjedhjet e këtij viti ligji nuk do ta lejojë këtë fenomen.
“Në lidhje me vizitën e znj. Kim, ndër elementët që do të vlerësoja nga mesazhi i saj në Elbasan është fenomeni i blerjes së votës”, tha z. Balla.
Z. Balla tha për LSI-në se nuk do të marrë asnjë mandat në qarkun e Elbasanit, përderisa në këto zgjedhje nuk do të lejohet shit-blerja e votës.
“[Shqetësimi i ambasadores së SHBA] Bëhet fjalë për hallin tim dhe të Edmond Spahos në vitin 2017 ku ai ishte drejtues politik i Elbasanit dhe arsyeja pse LSI nuk do të marrë ansjë mandat në Elbasan në këto zgjedhje është sepse forca e ligjit do të godasë fort çdo fenomen të blerjes së votës,” u shpreh deuteti i PS.
Në vlerësimin e Taulant Ballës, lista e LSI-së fsheh njerëz që kanë probleme me drejtësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Incidenti në Elbasan mes simpatizantëve PS-PD në 14 mars, Taulant Balla: Nuk shkohet në festë me flamuj partie
- Taulant Balla thotë se listat e LSI-së në Elbasan fshehin njerëz që kanë probleme me drejtësinë
- Balla: Në Elbasan synojmë 9 mandate, Basha e Bardhi po u bëjnë presion kompanive të ndërtimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik