Zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës, pjesë e pishinës së vilës antike
Një tjetër mozaik ka dalë në dritë në sitin më të ri arkeologjik të qytetit të Durrësit, në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.
Në kompleksin e vilave të shekullit të I & II të erës sonë, që doli në dritë në muajin tetor të vitit të kaluar, grupi i arkeologëve ka zbuluar paraditen e kësaj të enjte këtë mozaik në ngjyrë qumështi, me gurë blu dhe një tjetër në ngjyrë të kuqe, pjesë e pishinës së vilës antike.
“Kemi një zbulim sensacional, shumë interesant. Është zbulimi i një mozaiku të dytë”, tha Luan Përzhita, arkeolog.
“Ky është i ndryshëm nga mozaiku i parë, është në ngjyrë bezhë, ose ngjyrë pane dhe i alternuar me disa pika në ngjyrë blu.”
Arkeologu që po ndjek gërmimet në këtë zonë tregon edhe detaje për këtë zbulim.
“Ky mozaik është zbuluar në pishinën e kësaj vile. Pra kemi të bëjmë me ndërtimin e një pishine, e cila tregon për një nivel të lartë nga mënyra e ndërtimit dhe organizimit të saj”, tha Luan Përzhita, arkeolog.
Bashkë me këtë mozaik, kanë dalë në dritë edhe afreske shumëngjyrëshe, pjesë e dekorit të vilës që në kohët antike ndodhej shumë pranë amfiteatrit të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta