Gazetari: Edhe vetë Besa Kokëdhima nuk e këndonte dot atë këngë aq klishe

10 Maj 2024 | 09:10

Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk ka mundur ta dërgojë Shqipërinë në finalen e Eurovizion.

Ajo performoi me këngën “Titan” në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët.

Gazetari Kostandin Feshti tha në emisionin GoodMornig Albanians në Euronews Albania se që nga fillimi ka qenë kundër kësaj kënge me teksin në gjuhën angleze për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Sipas tij, edhe vetë Besa Kokëdhima nuk e këndonte dot atë këngë që siç tha ka një tekst klishe.

“Që në momentin e parë që kënga është lançuar anglisht kam qenë totalisht kundër, të gjitha përfaqësimet tona më të suksesshme kanë qenë shqip. Kënga, ndoshta ky ishte gabimi më i madh, me tekstin në anglisht është më se e dëgjuar, një tekst deri diku klishe, ka edhe shumë këngë të tjera me këtë tekst. Duket sikur kishte momente që edhe vetë Besa e nuk e këndonte dot atë këngë, se është vokalisht shumë e vështirë. Një tjetër fat i keq për ne është që ishim në natën e dytë, ku këtë herë ka pasur shumë pretendentë për të fituar”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024