Ambasadori Gonzato: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE i takon të rinjve, s’kanë mundësi

10 Maj 2024 | 09:41

Përfaqësuesi i BE në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me angazhimin e tij në vendin tonë.

Ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE i takon Shqipërisë, ndërsa shtoi se këta të fundit nuk kanë asnjë mundësi për t’u shprehur dhe për të kërkuar atë që ju takon.

“I gjithë ky projekt madhor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fund të fundit është për të rinjtë, jo domosdoshmërisht  për ata që janë të moshuar. Irritohem kur flitet për të rinjtë po kur shkon nëpër takime janë takime ku vetëm flitet, jeni shumë të mirë, ju duam shumë, por ama të rinjtë nuk kanë hapësirë për të folur në ato aktivitete dhe as për të ngritur zërin.”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026