Netanyahu: S’na mbetet gjë tjetër veçse të shkatërrojmë Hamasin, ose ata do kthehen

10 Maj 2024 | 10:31

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ai shpreson të kapërcejë mosmarrëveshjet me presidentin amerikan Joe Biden kur bëhet fjalë për luftën në Gaza dhe se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”, duke përfshirë anëtarët e atij grupi në Rafah.

“Ne shpesh kemi rënë dakord, por kemi pasur edhe mosmarrëveshje. Ne kemi mundur t’i kapërcejmë ato. Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë tani, por do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë”, tha Netanyahu në një intervistë, raporton “Times of Israel”.

Duke folur për luftën në Gaza, Netanyahu tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”, duke përfshirë anëtarët e atij grupi në qytetin e Rafahut.

“Nëse nuk i shkatërrojmë, nëse i lëmë, ata do të kthehen, do të dalin nga tuneli, do të marrin përsëri Gazën dhe do të bëjnë atë që kanë premtuar, do të bëjnë 7 tetorin, këtë masakër të madhe përsëri dhe përsëri”, tha Netanyahu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026