Tentoi t’i grabisë telefonin të resë nën kërcënimin e thikës, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka tentuar t’i grabisë me forcë celularin një 18-vjeçareje.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur teksa e reja ka qenë duke ecur në rrugë, kur 62-vjeçari e ka kanosur me thikë dhe ka tentuar që t’i grabisë celularin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e 62-vjeçarit, ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë-Tentoi t’i merrte me forcë celularin, një 18-vjeçareje, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë.
Mjeti prerës (thikë) që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.