“Meloni aktiviste e thjeshtë”- Nesho: Mitsotakis intelektual, pëlqehet në Perëndim

10 Maj 2024 | 20:47

Diplomati Agim Nesho është shprehur se shqiptarët kur pyeten për pëlqyeshmërinë e liderëve botërorë, e bazojnë mendimin e tyre te ajo çfarë mendojnë për shtetet që këta liderë përfaqësojnë.

Komentet Nesho i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit, teksa mori si shembull rastin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ka një pëlqyeshmëri shumë të kartë nga shqiptarët dhe të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Nesho tha se Mitsotakis si logjikë duhet të ishte më lartë nëse do të vlerësoheshin liderët, pasi sipas tij, ai është një intelektual i shkolluar në SHBA që ka përfaqësuar denjësisht Greqinë, ndërsa Meloni sipas tij, është një aktiviste e thjeshtë.

Ai tha se shqiptarët kanë vlerësuar Italinë shumë lart, pasi sipas tij, nëse do të vlerësohej Meloni, pas marrëveshjes për emigrantët që ajo ka bërë me kryeministrin Edi Rama, do të kishte pëlyeshmëri shumë të ulët mes bashkëkombasve tanë.

“Perceptimi në bazë të vendeve sesa udhëheqësve. Kushdo që mund të ishte në vend të Melonit mund të kishte të njëjtën pëlqyeshmëri. Vihet re një kontradiktë mes Malonit dhe Mitsotakis. Po të shikosh nga ana intelektuale, Mitsotakis është i elauruar në Harvard, një njeri që ka pëlqyeshmëri të madhe në Perëndim. Një njeri që ka pranuar rolin që të jetë pjesë fundore e Europës dhe Perëndimit.

Në bashkëpunim të rëndësishëm në ndryshimet e mëdha gjeo-strategjike. Një njeri që Greqia për herë të parë është përfaqësuar në Kongresin amerikan, që ka qenë vetëm liderë të caktuar britanikë apo izraelitë kanë patur fatin të bëjnë. Një njeri intelektual. Nga ana tjetër, Meloni është një aktiviste shumë e mirë, e shkathët, e zgjuar, ka pëlqyeshmëri nga lëvizjet e saj.

Por nga marrëveshja që ka bërë me Ramën për emigrantët, unë mendoj se duhet të kishte një perceptim ndryshe. Pra unë mendoj që nuk vlerësohet personaliteti politik individual i liderit, por atë gjë që shqiptarët e kanë shprehur, marrëdhëniet mes vendeve”, tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025