I premtonte emigrantëve të paligjshëm kalimin në veri, arrestohet 30-vjeçari

11 Maj 2024 | 14:08

Një 30-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e Policisë, pasi u premtonte emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta kalimin për në veri të Shqipërisë, kundrejt shumave të caktuara monetare.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Piranjat”, ju bëjmë me dije se:

DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026

“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës

Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjen e Kryesisë...
21:41 | 01/07/2026

Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00

Protestuesit kanë njoftuar këtë të mërkurë se nesër do të zhvillojnë edhe një protestë tjetër para Parlamentit. Protesta do të nisë në orën 10:00 ku...
21:12 | 01/07/2026