Pas 7-vitesh në Paris, Mbappe konfirmon largimin nga PSG

11 Maj 2024 | 16:10

7 vite në Paris, afro 200 gola të shënuar me fanellën e skuadrës kampione, Kylian Mbappe ka njoftuar zyrtarisht largimin nga skuadra. Sulmuesi i cili konsiderohet ndër më të mirët në Evropë, ka vendosur të mos rinovojë me PSG-në, ndërsa në verë do të dalë si lojtar i lirë, e me gjasa destinacioni i radhës është Reali i Madridit. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, Mbappe bën me dije se ndaj Toulouse do të jetë ndeshja e fundit në Parkun e Princave, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni falenderimi ndaj tij.

Kylian Mbappe u vendos për herë të parë në Paris në vitin 2017, ku qëndroi në formë huazimi, më pas në mënyrë zyrtare duke u bërë pjesë e klubit. Përgjatë qëndrimit aty, 25-vjeçari ka fituar 14 trofe, mes tyre kupën e kampionatin, por pa mundur të sjellë trofeun e Champions League në shtëpi. Në aventurën e fundit në këtë kompeticion, francezët u eliminuan nga Dortmundi, që është dhe ekip finalist.

Ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta, madje ato nga Arabia Saudite kanë kaluar çdo lloj kufiri, por nuk mundën ta bindin sulmuesin. Premier League po ashtu ka shprehur interes, por futbollisti është i bindur, që ëndrra e tij është të veshë fanellën e Los Blancos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026