Gazetari nga Greqia: Rama ishte Zoti ynë dje në takimin e Athinës
Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi, tha për Euronews Albania se në takimin e zhvilluar ditën e djeshme kryeministri Rama u tregua “Zot” i shqiptarëve në Greqi.
Ai tha se ishte hera e parë që një politikan shqiptar ka zhvilluar një takim të tillë që të mos flasë për partinë e tij, por për atë që emigrantëve u takon.
“Nuk e di si mund ta përshkruaj fjalën krenari me plot kuptimin e saj. Nuk e di për ata që nuk kanë jetuar në Greqi të vijë ati të, që është kryeministri i Shqipërisë, e të respektojë në vendin ku ti jeton. Nuk e di se çdo të thotë që pas 25 vitesh, dikush të vijë e të mos flasë për partinë e tij, por për atë që të takon e legjitimitetin e humbur.
Rama ishte dje Zot, sepse nuk ka guxuar asnjë politikan shqiptar deri më sot, përtej interesave të ngushta partiake, të guxojë t’i kundërvihet palës greke dhe ti thotë shiko se ne jemi njerëz, nuk jemi qenie jashtëtokësore. Të gjithë e prisnin se çfarë do thoshte Rama dhe shqiptarët do të shndërroheshin në një qenie tjetër”,-tha Etmond Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta