Komisioni i TIMS, Gogu: Të marrim vendime për secilin dëshmitar, jo miratim në bllok

13 Maj 2024 | 13:51

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu propozoi që kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të miratohen veçmas për secilin prej tyre, jo në bllok.

Gogu u shpreh se vendimet të merren për secili dëshmitar, pasi ka dhe persona që duhet leje nga prokuroria për t’i thirrur siç është rasti i Ervin Muça, ish-drejtori i IT në policinë e shtetit.

“Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne  e marrim nga koha që iu duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilin dëshmitar”, deklaroi Gogu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026