Miratohet plani hetimor për “Tims-in”, nuk thirren për të dëshmuar Rama e Çuçi
Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh debat Planin Hetimor.
Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.
Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk rrini dot pa kartolinë nga Rama”- Përplasje në komisionin e Tims-it
- “Të flasin ekspertët, jo ne”- Debate në komisionin e Tims, Gogu debat me Salianjin
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet