Vrasja e efektivit, drejtori i Policisë së Fierit: Autori të dorëzohet, do reagojmë!

13 Maj 2024 | 16:02

Drejtor i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Novruz Cenaliaj, që të vetë-dorëzohet.

Apelin Panganika e bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se këtë apel ia kanë bërë edhe familjarëve të tij, pasi sipas tij, në të kundërt zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër.

Ndërkohë ai tha gjithashtu se pista kryesore e vrasjes së efektivit është ajo e konfliktit të çastit dhe jo ajo e hakmarrjes, siç u përfol më herët.

“Rreth orës 13:20 Policia ka marrë njoftim për një ngjarje të rëndë. Fillimisht për të shtëna më armë dhe të plagosur.

Pas verifikimeve është dalë në përfundim se është plagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë efektivi i Policisë Novruz Cenaliaj, i cili shërbente në Policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat Shqiponja prej 2 vitesh. Jemi duke punuar për kapjen autorit.

I bëj thirrje familjarëve që autori të vetëdorëzohet. Do të ketë pasoja, zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit, nuk ka lidhje me këto të ngritura për motive hasmërie”, tha Panganika.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026