Vuçiç bojkoton Samitin Ballkani Perëndimor-BE në Mal të Zi, shkak “Srebrenica”

14 Maj 2024 | 08:45

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiç, raporton REL.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë samit tashmë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 maj. Ky Samit pritet që t’i bëjë bashkë liderët rajonalë

Ne kete Samit pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri I  Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.

Kryeministri malazez, Milojko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Spajiç tha se duan që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohen në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së. Kryeministri theksoi se Mali i Zi dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe se me ratifikimin e disa marrëveshjeve për mobilitetin, ka treguar përkushtimin e tij ndaj procesit të Berlinit.

“Do të kemi një Samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në mes të muajit maj në Kotorr. Duam që të mbledhim të gjithë zyrtarët e rajonit, gjë që nuk është e lehtë për shkak të dinamikës së marrëdhënieve mes shteteve ballkanike. Po mundohemi që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohemi në marrëdhëniet ekonomike mes nesh në rrugën drejt BE-së. Duhet t’u përkushtohemi qytetarëve, t’i harmonizojmë gjërat që janë në dobi të tyre, në mënyrë që politika të mos jetë pengesë për këtë”, pati thënë ai.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026