GJKKO shtyn seancën për Berishën, avokati: Gjyqtarja të heqë dorë nga procesi

14 Maj 2024 | 14:35

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 maj.

Ndërkohë këtë të martë u zhvillua seanca mbi informacionin 2 mujor të ecurisë së hetimeve që duhet të paraqesë SPAK për dosjen e ish-kompleksit Partizani. Avokatët e Berishës dhe Malltezi edhe njëherë kanë kërkuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka e cila rezulton e dënuar në Greqi.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha para mediave se ajo duhet të japë dorëheqjen nga procesi pasi nuk i plotëson kriteret për të gjykuar çështjen.

“Siç e dini ne jemi informuar nëpërmjet shtypit grek për ndalimin e gjyqtares. KLGJ-ja në 4 prill ka thënë se ne këto kërkesa i bëjmë për të intimiduar gjykatën. Por vendimi që ne i kemi dërguar gjykatës është i vërtetë. Ajo nuk i ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare ndaj ne i kërkuam të heqë dorë nga gjykimi i çështjes, por ajo as e pohoi as e mohoi”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026