Osmani bisedë me presidentin gjerman: Me rëndësi anëtarësimi i Kosovës në KiE

15 Maj 2024 | 10:07

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku thotë se gjatë bisedës theksoi rëndësinë për përfundimin e këtij procesi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë sa më shpejtë nga instrumentet e Këshillit.

Ajo shtoi gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin europian.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në @CoE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, ka shkruar Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026