Manchester City më pranë titullit kampion, mbetet vetëm 1 ndeshje

15 Maj 2024 | 11:23

Kampioni në Premier Leaguen angleze do të vendoset në javën e fundit. Pas fitores që Manchester City mori ndaj Tottenhamit është rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit, duke lënë pas Arsenalin, ndërsa diferenca është vetëm 2 pikë. Mbrëmjen e së martës, skuadra e trajnerit Pep Guardiola mposhti londinezët e Postecoglu, në një lojë tejet të luftuar nga të dyja kampet e u shënuan 2 gola.

Një pjesë e parë e mbyllur në shifrat 0-0, por në minuta e 51′ ishte Haaland që prishi ekuilibrat duke kaluar në avantazh të tijët. Vendësit u përpoqën të reagojnë, por pa sukses, madje pësuan golin e dytë po nga bomberi norvegjez që realizoi me 11 metërsh në fund. Tottenham nuk mundi t’i vijë në ndihmë rivalëve të Arsenalit, të cilët tashmë nuk e kanë më në dorë fatin e tyre.

Në kampionatin anglez luhen 2 ndeshje të tjera këtë të mërkurë, Brighton-Chelsea dhe Manchester United-Newcastle. Këto janë sfidat e fundit të javës së 37, ku synimi i vetëm mbetet pjesëmarrja në garat evropiane për vitin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026