Egnatia triumfon në kupë, fiton titullin e dytë në histori

15 Maj 2024 | 12:04

Egnatia nuk ka zhgënjyer në finalen e kupës ku ka mposhtur Kukësin e ngritur lart trofeun. Në Air Albania, u përballën dy skuadrat që për nga renditja në kampionat që sapo u mbyll, luajnë vendi i parë me vendin e fundit. Përballja nisi më mirë për të besuarit e Edlir Tetovës, të cilët ishin më kërkues, ndërsa herë herë reagonte dhe Kukësi.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 38′ aty ku Ndreca realizoi me të djathtën nga brenda zone. Në fraksionin e dytë panorama ishte e njëjtë, veçse verilindorët provuan të jenë më ofensivë. Një prekje e topit brenda në zonë bëri që Egnatia të fitonte 1 penallti, por Fernando e shpërdorori atë, pasi gjuajtja e tij u prit nga Tafas.

Në minutat në vijim Kukësi u hodh i gjithi në sulm duke iu afruar shumë golit të barazimit, por nuk ia doli. Egnatia fiton kështu trofeun e dytë të kupës në histori, ndërsa kujtojmë se diçka të tillë ia doli ta bëjë edhe vitin e shkuar. Tanimë rrogozhinasit do të provojnë të fitojnë edhe titullin kampion, ku në “final 4” përballen me Vllazninë në fazën gjysmëfinale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026