Balla homazhe për efektivin: Kush ngre dorën kundër policisë, e ngre kundër shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në DVP Fier Novruz Cenalia, i cili u vra para dy ditësh me armë zjarri nga një shtetas, i cili është shpallur në kërkim.
Në homazhet që u mbajtën në Teatrin “Bylis” në Fier, ministri Balla u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të punonjësit të policisë e gjithashtu edhe kolegëve e eprorëve të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social faceboom ministri Balla shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”
“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” – shprehet Ministri Balla.
Më herët ai ka theksuar shprehur se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për arrestimin e autorit ndërkohë që i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit për dorëzimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut