Dyshohet se hodhi 5 shishe molotov para Bashkisë së Tiranës, në kërkim një person

15 Maj 2024 | 13:08

Një person është shpallur në kërkim nga uniformat blu të kryeqytetit, lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se personi i shpallur në kërkim ka hedhur mbi 5 shishe molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

Po ashtu bëhet me dije se mbi 10 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale ‘kundërshtim të punonjësve të policisë’, ‘prishje të qetësisë publike’ dhe për ‘akte dhune’ para Bashkisë.

Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në bashkëpunim me Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë kanë organizuar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas tyre është i përfshirë në korrupsion.

Gjatë protestave nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026