Protesta e 5-të e Rithemelimit e PL te Bashkia e Tiranës, qëllohet me molotov godina

30 Prill 2024 | 17:14

Ditën e sotme po zhvillohet një protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL.

Kjo është protesta e pestë radhazi e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL para Bashkisë së Tiranës dhe vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Po ashtu, zgjedhja e ditës së sotme për protestë, përkon me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme.

Në protestë kanë qenë të pranishëm disa zyrtarë të lartë të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë.

Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e rithemelimit hodhën akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Demonstruesit u përplasën me forcat e Policisë dhe hodhën molotov drejt godinës së Bashkisë.

Po ashtu, forcat e Policisë përdorën spraj lotsjellës ndaj protestuesve, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026