Policia e Kosovës gjen armatime serbe në veri, eksperti: Po bëhen gati për sulm

15 Maj 2024 | 16:04

Eksperti Bedri Elezi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me armët e gjetura dhe të sekustruara ditën e djeshme nga policia në Kosovë.

Ai theksoi se nuk beson se këto armatime kanë mbetur që nga sulmi në Banjskë, të ndodhur pak muaj më parë, ku i vrarë mbeti dhe polici Afrim Bunjaku.

Ai theksoi se Kosova është e ekspozuar para një situate të rëndë sigurie.

Mes tjerash tha se Kosova është nën presion të asociacionit dhe po bën përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve.

“Nuk besoj së këto armatime kanë mbetur nga ajo ditë. Kemi të bëjmë me armatim për një skuadër. Këto armatime janë futur së fundmi për të organizuar dhe një skuadëre cila do të kryente vepra të tilla. Akoma ka baza të ndryshme me armatime brenda territorit të Kosovës.

Kjo tregon se Kosova është realisht e ekspozuar para një situate të rëndë sigurie. Kosova tani po sfidohet në Këshillin e Evropës. Kosova po sfidohet me masa të cilat akoma nuk janë larguar. Kosova është nën presion të asociacionit. Janë përpjekje për të shpërqendruar vëmndjen e qytetarëve.  Ka nëj përpjekje për ta dërguar Kosovën në zgjedhje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026