Tjetërsuan godinën, jepen masat e sigurisë për ish-deputetin dhe drejtoreshën e ASHK
Para Gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara në mungesë ndaj tyre, ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, ish specialistët e ASHK Sarandë, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjeç, i akuzuar për “falsifikim dokumentash”. Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga gjyqtari Fatmir Ndreu m ë 13 maj. Policia e Sarandës dhe Tiranës ekzekutoi masat duke sekuestruar pasaportën e Demit dhe izoluar në banesat përkatëse Likën, Strokën dhe Hoxhën.
Para të njëjtit gjyqtar janë paraqitur sot prej orës 08:30 të katër personat bashkë me avokatët e tyre respektivë. Ata kanë kërkuar ndyshimin e masave të sigurimit të caktuara në mungesë ndaj tyre, por pas rreth 6 orë seancë, kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka lënë në fuqi vendimin e 13 majit për masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Aida Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Erald Likën, Ermen Strokën dhe Gani Hoxhën.
Burime bëjne me dije se brenda pak ditësh, do të shortohet kërkesa e prokurorisë për kalimin në gjyq të çështjes penale pasi hetimet kanë përfunduar.
Sipas Prokurorisë, “nga këto veprime të kundraligjshme të specialistëve dhe ish Drejtoreshes së ASHK Sarandë, është tjetërsuar një pasuri Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sipërfae ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik. Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit”. Bëhet fjalë për truallin në pronësi të familjes Sejko nga Saranda, të cilën arriti ta kalojë në pronësi të tij, përmes veprimeve në ASHK Sarandë, ish deputeti i Partisë Demokratike Gani Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)