E-mail për bomba në disa shkolla në Tiranë, policia kryen kontrolle

17 Maj 2024 | 09:10

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese.

Në e-mail kishte kërcënime se në disa shkolla të kryeqytetit janë vendosur bomba.

Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

Sipas infrormacioneve të siguruara nga Euronews Albania, vendosja e bombave në shkolla ka qenë alarm i rremë, ndërsa shkollat po vijojnë kontrollet.

Tek gjimnazi Sami Frashëri mësimi vijon normalisht, nxënësit janë futur në shkollë.
Gjithashtu policia po zhvillon kontrolle në një shkollë në Don Bosko por sipas informacioneve edhe ky alarm rezulton të jetë fals.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026