COVID-19 shkaktoi 439 viktima gjatë muajit mars, autoritetet kryen më pak testime
Megjithëse pati prirje në ulje javët e fundit, muaji mars u mbyll me bilancin tragjik të 439 viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Shifrat tejkaluan muajin shkurt, si muaji me më shumë humbje jetësh që prej nisjes së pandemisë teksa nga të dhënat zyrtare u vu re se pati më pak testime.
Euronews Albania analizoi të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë nga ku rezultoi se gjatë 31 ditëve të muajit mars, 439 pacientë me COVID-19 humbën jetën në spitalet publike – mesatarisht 14.1 vdekje në ditë. Kjo shifër është me 23 viktima më e lartë se bilanci i muajit shkurt – 416 viktima, me mesatare 14.8 vdekje në ditë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve e përshkroi situatën e pandemisë të mërkurën disi më të lehtësuar. Në fakt numri i të shtruarve ditorë në spitale, sipas të dhënave të ministrisë, ka rënë pothuajse dy herë nga 662 që ishte në fund të muajit shkurt në 271 më 31 mars.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico përmendi si argument shtesë zbritjen e “rasteve aktive nën 32 mijë”. Rastet aktive konsiderohen personat e diagnostikuar rishtazi si të infektuar dhe ata që janë ende të prekur nga COVID-19.
Marsi rezulton me më pak teste të kryera se shkurti apo dhe janari. Mesatarisht gjatë muajit mars autoritetet kryen 2,972 teste në ditë, ndërsa në muajin shkurt kjo mesatare ishte 3,868 teste në ditë. Ulja e testeve u vu re sidomos gjatë javës së fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus