Autor i 650 mijë negativëve, historia e policit që ia dedikoi jetën fotografisë

17 Maj 2024 | 17:03

Luan Qendro është një oficer policie i cili e nisi aventurën e tij me fotografinë në mënyrë krejt të rastësishme. Fillimisht i apasionuar pas skicave, dëshironte të provonte dhe fotografinë.

“Gjeta një aparat që ma dha një oficer, ma fali dhe me atë aparat unë fillova pune, një tjetër oficer që kishte qenë në Bashkimin Sovjetik solli dhe një laborator të vogël, atje fillova punën në solucion dhe merrja dhe materiale nga ushtria”, tregon ai.

Gjatë gjysmë shekulli me aparat në dorë ka eksperimentuar me fotografinë, fillimisht gjatë kohës së komunizmit u mor me arsimin, shëndetësinë apo bujqësinë. Por fotot e tij të preferuara mbeten peizazhet dhe portretet.

“Saranda ka të veçantën e saj sidomos në fotografitë në perëndim, ka perëndim të bukur Saranda, ngado që të vesh do gjesh perëndim të bukur dhe plus asaj ke fotografi të tjera portrete njerëzish, se njerëzit kanë karakteristikat e tyre, ose fëmijët e vegjël që janë të bukur”, shprehet Qendro.

Koleksioni i tij prej 650.000 mijë negativash është krenaria e tij dhe dëshira që më vonë të ketë një ekspozitë e dedikuar punës së tij është ëndrra e tij më  e madhe.

Për të aparati është shoqëruesi më i mirë dhe një ditë shpreson që këtë pasion t’ia përcjellë dhe brezave të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026