“Rrezikojmë ekzistencën tonë kombëtare”, pastori: Po sterilizojnë djem dhe vajza

17 Maj 2024 | 20:57

Pastori Akil Pano komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport me çështje që kanë të bëjnë me familjen.

Sa fëmijë duhet të ketë një familje ideale? Është një nga pyetjet e sondazhit. Nga përgjigjet, vihet re qartë se shumica e të anketuarve mendojnë se familja ideale duhet të ketë 3 fëmijë.

Sipas pastorit, realiteti është shumë larg nga dëëshira dhe Shqipëria rrezikon sot ekzistencën tonë kombëtare.

“Jam i kënaqur se shoqëria shqiptare vijon të jetë tradicionaliste, e do familjen, lirinë, pronën.

Jam i kënaqur që mbi 94 për qind e shqiptarëve mendojnë se që një fëmijë të jetë i lumtur duhet të ketë një nënë dhe një  babë. Por është e trishtueshme që divorci në Shqipëri ka mbërritur në mbi 30 për qind. Shoh që shqiptarët dëshirojnë të kenë 2 ose 3 fëmijë, por realiteti është krejt tjetër. Jemi më pikën më të ulët historike të lindshmërisë dhe po rrezikojmë ekzistencën tonë kombëtare, një faktor që përditë e më shumë na tkurr. Kjo më duket si rrjedhojë e më pak sigurie dhe mbështetjeje, nëse do ishim në gjendje të aplikonim politika fiskale në mbështetje të familjes dhe jo të propozojmë pr.ligje si këto të fundit që po dëgjojmë që kërkojnë të sterilizojnë vajzat dhe djemtë”, tha ai.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025