“2400 euro”- Zbardhen përgjimet në bazën e falsifikimit të dokumentave: Më torturove

18 Maj 2024 | 11:51

Ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është goditur një bazë e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara, me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme.

Euronews ka siguruar dosjen hetimore dhe përgjimet për rastin, ku rezulton se paguheshin deri në 2 mijë euro për një dokument. Po ashtu bëhet me dije se cilësia e kartave të falsifikuara ka qenë në një nivel shumë të lartë.

Më poshtë janë disa prej përgjimeve të siguruara nga Euronews, ku duket se për këto dokumenta paguheshin deri në 2400 euro.

Përmes një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi Zhenika Loli, specialist IT në Gjykatën e Korçës.

Loli ka qënë specialist IT në Gjykatën e Pogradecit, por me hartën e re gjyqësore kaloi në zyrën e shërbimit, në postin e nëpunësit civil gjyqësor pranë Gjykatës së Korçës.

Po ashtu bëhet me dije se me anë të këtyre kartave të falsifikuara, disa shtetas duke shmangur kontrollet, e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së, por me destinacion final Anglinë.

Pjesë nga përgjimet:

Ora 18.14 personi X merr në telefon personin e autorizuar.

Personi i autorizuar: Hë re vëlla.

X: A e takove?

Personi i autorizuar: Po e takova një shokun tat, po ai më tha do presim dhe pak.

X: Ok prit aty s’ka problem.

Personi i autorizuar: I thashë ku jam, i tregova dhe makinën

X: Iku ai lëvizi?

Personi i autorizuar: Po iku lëvizi, tha do shof unë

X: E se ai do t’i bjeri.

Personi i autorizuar: Mirë zemra hajd.

X: Ok se është shpejt dhjetë minuta gjë ke mbaru punë

Personi i autorizuar: Ok

Në orën 19.40 Personin e autorizuar vjen e takon përsëri Zhenika.

Personi i autorizuar: Ç’bëre?

Zhenika: Qè nga do ti biesh ti?

Personi i autorizuar: Ktej për Tiranë

Personi i autorizuar: Se andej kishte postbllok.

Personi i autorizuar: Prit ta marë telefonin. Po c’punë kanë ato o vella.

Zhenika: Në rregull janë që të mos i numëroj unë këto?

Personi i autorizuar: Kush?

Zhenika: Porosia e Thanasit në rregull është them.

Personi i autorizuar: Po në rregull.

Zhenika: Ajo tjetra, ajo tjetra që do më japësh mua ti.

Personi i autorizuar: Po re po, po vëlla hajde. Thash. Numëroj këto ti. Më torturove o plako.

Zhenika: Në rregull. Kam ndenjur një natë në Fier vëlla që jam marosur fare

Personi i autorizuar: Sa janë? Janë 2400?

Zhenika: 2400.

Personi i autorizuar: 2400 euro. Ok

Zhenika: Mos i bjer andej

Personi i autorizuar: Rrofsh vëlla rrofsh. Faleminderit. Ee dëgjo kam dhe djalin e tezes unë.

Zhenika: Po do ti thuash atij.

Personi i autorizuar: Ok hajd.

Pasi përfundon takimi ndërpritet edhe regjistrimi i bisedave audio-video.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026