Nga vjedhjet te përndjekja ndaj të miturës, 4 të arrestuar në Tiranë

18 Maj 2024 | 14:11

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për akuza të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet me dije se pas hekurave përfundoi një 41-vjeçar për vjedhje, një 40-vjeçar për përndjekjen e një shtetaseje të mitur, një 31-vjeçar për shkelje të masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe një 41-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin u përplas me një tjetër makinë.

Po ashtu, në Komisariatin e Policisë Nr. 4, është paraqitur një 40-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 15 vjeç është larguar nga banesa. Policia po punon për gjetjen e tij.

Ndërkohë për veprat e sipër-përmendura materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan në afërsi të Zogut të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i tre vjedhjeve të tjera, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4, është paraqitur një 40-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 15 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026