Përndjekja e grave online/ Hazizaj: Grupe djemsh i bullizojnë për qëllime seksuale

4 Prill 2024 | 16:59

Hapësira kibernetike, është kthyer në një minë me sahat për gratë dhe vajzat. Alarmi jepet nga platforma kombëtare “i sigurt.al” ku denoncimet nuk kanë ndalur. Altin Hazizaj, në një intervistë për Euronews Albania thotë, se ndryshe nga çdo vend europian në Shqipëri vërehet një miksim i gjuhës së urrejtjes dhe atyre që mund të konsiderohen qëllime seksuale.

“Pra, në Shqipëri çfarë na rezulton është se grupe të organizuara djemsh e burrash, venë në qendër të vëmendjes përgjithësisht vajza të vogla duke denigruar figurën e tyre duke i bullizuar duke u bërë presion, qëllimin final e kanë që ta shtien në dorë. Kjo lloj dhune ndodh në mënyrë tipike në adoleshencë dhe zgjat deri në moshën 30 vjeç dhe pastaj ankesat bien”,-tha Altin Hazizaj, CRCA.

Ajo çfarë është edhe më shqetësuese është se këto raste nuk janë sporadike.

“Për 8 vite na rezulton 600 e ca raste që i thonë plus minus 100 raste në vit, në 2023 shikojmë se janë 163 raste”,-tha Altin Hazizaj, CRCA.

Gjithçka nis në rrjetet sociale ndodh në një periudhë të shkurtër, por ajo çfarë mungon është hapësira ligjore për ti dënuar dhunuesit.

Por cilat janë platformat ku dhuna ndodh më shumë.

Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të rasteve dhe incidenteve të raportuara nga gratë dhe vajzat, e ndjekur nga qarqet Durrës, Fier, Korçë Nga viti 2018 deri në 2023 incidentet e raportuar për mizogjini dhe gjuhën e urrejtjes është pesëfishuar. Edhe pse në raportime gratë mbajnë peshën e 46%, rastet tregojnë se vajzat dhe gratë janë në mbi 60% viktimat kryesore të incidenteve në hapësirën kibernetike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026