Bullizmi dhe në shkolla/ ISHP: 1 në 4 fëmijë 11 vjeç përfshihen në grindje fizike
Bullizmi online po kthehet në një fenomen shqetësues tek adoleshentët. Studimi i fundit mbi format e ndryshme të dhunës tek grupmoshat 11-13 dhe 15 vjeç, i kryer në 44 shtete të Evropës përshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se bullizmi rritet me moshën.
Në një intervistë për Euronews Albania udhëheqësja e studimit për Shqipërinë Genta Qirjako shprehet se aksesi më i madh në rrjetet sociale ka çuar në këtë situatë.
“Në përgjithësi grindjet fizike dhe bullizmi është stabël ajo që vihet re është një rritje e bullizmit online. 13% e djemve 11 vjeç dhe 22% e djemve 15-vjeçar janë bullizuar . vajzat janë 7% 11 vjeç, 10% 13 vjeç dhe 9% 15 vjeç”,-tha Genta Qirjako, specialiste e ISHP.
Karakteristik e veçantë për Shqipërinë janë grindjet fizike tek fëmijët që kanë një kah të kundërt me trendin europian.
“Që do të thotë fëmijët më të vegjël kanë përqindjen më të lartë të përfshirjes në grindje fizike se më të rriturit. Aktualisht 1 në 4 fëmijë 11 vjeç ka raportuar se është përfshirë në grindje fizike krahasuar më 1 në 10 në moshën 15 vjeç”,- tha Genta Qirjako, specialiste e ISHP.
Ekspertët kanë bërë një rankim të vendeve, sa i takon bullizmit ndaj të tjerëve Shqipëria renditet e 23-ta për 11-vjeçarët , e 13-ta për 13-vjeçarët dhe e 8-ta për 15-vjeçarët. Për bullizmin online e 20- ta për 11-vjeçarët, e 12-ta për 13-vjeçarët dhe e 7- për 15-vjeçarët. Dhe kur flitet për grindjet fizike vendi ynë renditet i 4-ti për 11-vjeçarët dhe i 8 për 15-vjeçarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)