Të groposura ose në kasaforta, si u gjetën milionat e eurove të grupeve kriminale

18 Maj 2024 | 18:19

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit, ku u nxorën të paktën 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Sipas burimeve nga vetë SPAK, bëhet me dije se megaoperacioni ka zgjatur për rreth 20 orë dhe është shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Nga këto urdhër-arreste deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre, 14 prej të cilave në Shqipëri dhe të tjerat jashtë vendit.

Po ashtu bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 50 objekte banimi, përfshi ato të Avdylajve në Shijak, Bamëve në Nikël, klanit Duka në Tiranë dhe të Fatmir Hysenit në Vlorë.

Nga operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro kesh, një sasi e madhe orash të shtrenjta me vlerë rreth 500 mijë euro e automjete të blinduara me vlerë rreth 500 mijë euro. Vlera totale e parave, makinave dhe sendeve me vlerë të sekuestruara shkon në rreth 4.5 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se nga fotot e operacionit, sasia e madhe e parave është kapur një pjesë e tyre të groposura në fuçi, ndërkohë që pjesa tjetër në kasaforta brenda banesave të bastisura nga forcat speciale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026