“Emri i Martinajt po përdoret”, Rumano: Përmendet sa herë arrestohet ndonjë…
Avokati Gentian Rumano tha në një intervistë për Euronews Albania komentoi megaoperacionin e SPAK, ku u lëshuan 43 urdhër arreste në disa qytete të vendit dhe u sekuestruan mbi 4 milionë euro cash, automjete dhe sende me vlerë.
Sipas tij, emri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj që rezulton i humbur prej 1 viti po përdoret nga autoritet e drejtësisë duke u përmendur sa herë arrestohet ndonjë kundërshtar i tij.
“Parimisht duhet të biem dakord që ishte një operacion i suksesshëm për numrat dhe cilësinë, është arritje. Është e qartë që është një hetim që zhvillohet prej kohësh nga SPAK që ka çuar deri në kontrollet e banesave dhe urdhrat e arresteve. Emri i Ervis Martinajt më tepër po përdoret se sa po del. Çdo veprimtari që kryhet nga SPAK po pati një emër që ka qenë kundërshtar i Martinajt, paralelisht përdoret edhe emri i tij, nuk e konsideroj korrekte por nuk dua të hyj në punën e një dikasteri tjetër”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Megaoperacioni i SPAK, Dervishi: U godit selia kryesore e krimit, ndodhej në Shijak
- FOTOT| 1 mln € kesh, ora e makina të blinduara, SPAK jep detajet për megaoperacionin
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta