Turmat e PD-së, Bushati: Beteja me regjimin qëndron mbi rrezikun për jetën, Haxhiu fajëson Bashën

31 Mars 2021 | 20:27

Lulzim Basha bën mitingje ku dalin turma njerëzish që sfidojnë masat e qeverisë, ndërsa Rama e ka kthyer fushatën e tij në një komentator të akteve të opozitës, u shpreh Andi Bushati në emision “Shock”. Sipas z. Bushati, demokratët rrezikojnë jetën e tyre për një të ardhme më të mirë, gjë që analisti Baton Haxhiu e kundërshtoi.

Sipas analistit Bushati, ajo çfarë i motivon militantët e PD-së për të dalë në fushatë nuk është thirrja e Bashës, por fakti se nuk shohin perspektive për të ardhmen nëse PS-ja fiton mandatin e tretë. Qytetarët, sipas Bushatit, janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre vetëm që qeverisja e Ramës të mos zgjasë më.

“Njerëzit janë aty sepse beteja me regjimin i prevalon mbi rrezikun për jetën e tyre. Janë aty nga dëshpërimi sepse thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Një tmerr pa fund do të ishte: një mandat pafundësisht i një njeriu që thotë po fituan kundërshtaret e mi do të vdisni”, u shpreh Andi Bushati.

Z. Bushati shtoi se Rama ka reaguar kundrejt mitingjeve të PD-së ku janë mbledhur turma, por jo kundrejt thyerjes së masave me grumbullime njerëzish në qendra tregtare. Këtë gjë, sipas Bushatit, Rama e bën nga ankthi që një masë njerëzish rrezikojnë akoma edhe jetën për të ndaluar qeverisjen e tij.

“Kur mblidhen turma nëpër qendrat tregtare, a bën kështu reagimesh Rama? Qëndrimi i Ramës a është qëndrimi i dikujt që preokupohet sa herë ka turma që rrezikojnë të shpërndajnë COVID-in apo është ankthi i njeriut që në 8 vjet pushtet të pandershëm, të padrejtë, kleptokratik ka krijuar një masë njerëzish që për t’i thënë Ramës ndal, mund të vënë në rrezik dhe jetën e tyre”, shtoi z. Bushati.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, e ka kundërshtuar Bushatin me pretekstin se deri më tani Shqipëria nuk ka njohur kurrë një mirëqenie më të mirë dhe as një perspektivë më të mirë për të ardhmen.

“Shqiptarët nuk kanë pasur të ardhme më të mirë në histori se sa tani. Kurrë nuk kanë jetuar më mirë dhe kurrë nuk kanë pasur prekje më të mirë me mirëqenien”, tha analisti Haxhiu.

Z. Haxhiu shtoi se nuk ka regjim në botë përveç atij që vret, që i bën turmat të vënë jetën e tyre në rrezik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022